24 vjeçari, Daniel Regis lojtari më i ri i Golden Eagle Ylli

Klubi vendas i basketbollit, Golden Eagle Ylli, ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me basketbollistin nga Grenada, Daniel Regis.

24 vjeçari me gjatësi 201 cm ka arritur marrëveshje për sezonin 2020/21 Daniel Regis dhe luan në pozitën 4/5.

Regis sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Esgueira në Superligën Portugeze, ku për 21 ndeshje ka luajtur me 11 pikë, 7 kërcime, 1 asistim dhe 1 bllokadë për ndeshje.

Ai pritet të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin e Yllit për arritjen e objektivave në Superligën e Kosovës dhe Ligën Unike të Basketbollit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.