2022-ta vit magjik për FC Ballkanin

02.01.2023

Ekipi i futbollit nga Suhareka FC Ballkani gjatë vitit 2022 ka pasur një super performancë, ku edhe janë shpallur për herë të parë në histori të klubit kampion i Superligës në futboll. Gjatë vitit që lamë pas FC Ballkani me gjithsej 36 ndeshje kishte arritur të grumbulloj 76 pikë, prej tyre 23 fitore, shtatë barazime […]

2022-ta vit magjik për FC Ballkanin Foto: Ilustrim

Ekipi i futbollit nga Suhareka FC Ballkani gjatë vitit 2022 ka pasur një super performancë, ku edhe janë shpallur për herë të parë në histori të klubit kampion i Superligës në futboll.

Gjatë vitit që lamë pas FC Ballkani me gjithsej 36 ndeshje kishte arritur të grumbulloj 76 pikë, prej tyre 23 fitore, shtatë barazime e gjashtë humbje.

Poashtu, në vitin 2022 Suharekasit kishin sulmin më të frikshëm, duke shënuar gjithsej 67 gola, ndërsa kishin pranuar 26.

FC Ballkani  la prapa me 12 pikë më shumë Dritën, e Gjilanin e Prishtinën në pozitat tre e katër.