​Zbarkon në Itali blerja e parë e Milanit

25.05.2021

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në Serie A, ku tashmë klubet përqëndrohen në blerjen apo shitjen e lojtarëve. Klubi futbollistik nga Italia, AC Milan ka filluar të mendojë për sezonin 2021/22 për Serie A dhe Champions League. Mike Maignan ka zbarkuar në Milano dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot. Për arritjen e marrëveshjes mes portierit […]

​Zbarkon në Itali blerja e parë e Milanit Foto: Ilustrim

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në Serie A, ku tashmë klubet përqëndrohen në blerjen apo shitjen e lojtarëve.

Klubi futbollistik nga Italia, AC Milan ka filluar të mendojë për sezonin 2021/22 për Serie A dhe Champions League.

Mike Maignan ka zbarkuar në Milano dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot.

Për arritjen e marrëveshjes mes portierit francez dhe “Rossonerët” kishte raportuar “Calciomercato.com”.

Portieri francez, Mike Maignan me një çmim prej 15 milionë euro do t’i bashkohet Milanit nga Lille dhe siç raportohet ai do të nënshkruajë një kontratë për pesë sezonet e ardhshme prej 3 milionë eurove në vit.