​Mbappe: Shkojmë në ndeshjen e dytë për të sulmuar Bayernin

08.04.2021

Kylian Mbappe i dha fitoren PSG-së ndaj Bayernit, në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi francez shënoi dopietë golash, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Përveç dopeitës së golave, tashmë Mbape është futur edhe në historinë e Ligës së Kampioneve. Francezi bëhet lojtari i parë në histori, […]

​Mbappe: Shkojmë në ndeshjen e dytë për të sulmuar Bayernin Foto: Ilustrim

Kylian Mbappe i dha fitoren PSG-së ndaj Bayernit, në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi francez shënoi dopietë golash, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Përveç dopeitës së golave, tashmë Mbape është futur edhe në historinë e Ligës së Kampioneve. Francezi bëhet lojtari i parë në histori, i cili shënon 6 gola në fazën me eliminim në Ligën e Kampioneve.

Mbape i shënoi plot 4 gola Barcelonës në fazën e 1/8-ve, tripletë në “Kamp Nou” dhe një gol në ndeshjen e kthimit. Me dopietën e sotme, 22-vjeçari shkon në kuotën e 6 golave në Champions, pas fazës së grupeve, një rekord që nuk e kishte arritur askush tjetër më parë.

“Mbi të gjitha, kjo është një performancë e shkëlqyer e ekipit, unë isha në gjendje të përfitoja nga puna e të gjithë të tjerëve,” tha Mbappe për “RMC Sport” pas ndeshjes.

“Përveç kësaj, ne jemi vetëm në gjysmën e rrugës në këtë përplasje të madhe. Ne vuajtëm, por vuajtëm si ekip, nuk duhet të turpërohemi për performancën tonë.”

“Ne ishim solid dhe ne dinim të bënim dëm në momentet tona të forta. Ne do të sulmojmë ndeshjen e dytë me të njëjtën vendosmëri. Siç thashë në Barcelonë, më pëlqejnë këto lloj ndeshjesh. Unë nuk isha gjithmonë i qeshur, por nuk jam këtu për tu fshehur. Më pëlqen të luaj këto lloj ndeshjesh dhe të jem vendimtar.”

“Ndeshja e dytë? Për të filluar ne duhet të luajmë mirë kundër Strasburgut këtë fundjavë, dhe pastaj do të duhet të sulmojmë me besim, edhe pse po përballemi me një ekip të shkëlqyeshëm. Kjo është Liga e Kampionëve, ka vetëm ekipe të shkëlqyeshme.”, tha në fund sulmuesi francez.