​FC Ballkani reagon në lidhje me raportimet për mospagesat e pagave të lojtarëve

08.02.2021

Ditëve të fundit ka qarkulluar një lajm se klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është në vështirësi financiare dhe si rrjedhojë e kësaj nuk po ka mundësi që të paguajë pagat e lojtarëve. Sot FC Ballkani ka bërë një reagim në faqen e tyre në rrjetin social “Facebook”, ku ka bërë të ditur se raportimet e […]

​FC Ballkani reagon në lidhje me raportimet për mospagesat e pagave të lojtarëve Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit ka qarkulluar një lajm se klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani është në vështirësi financiare dhe si rrjedhojë e kësaj nuk po ka mundësi që të paguajë pagat e lojtarëve.

Sot FC Ballkani ka bërë një reagim në faqen e tyre në rrjetin social “Facebook”, ku ka bërë të ditur se raportimet e tilla nuk qëndrojnë dhe se janë duke respektuar të gjitha kontratat me futbollistët dhe stafin e klubit.

Klubi gjithashtu ka pranuar se ata kanë vështirësi financiare, sikur shumica e klubeve, por nuk kanë ngecur në dhënien e pagave për lojtarët sepse ato janë duke u dhënë brenda afateve kohore.

Reagimi i plotë i Ballkanit:

I nderuar opinion sportdashes dhe me gjerë, ditë me parë ka qarkulluar lajmi nëpër disa “media” dhe “analista “ së klubi i futbollit FC Ballkani i’u ka borgjë pagat futbollistëve ku pretendohet së futbollistet skan marrë paga tash e tre muaj.

Me pergjgjesi i’u pergjigjemi se ky lajm nuk qendron aspak , jo tre apo dy muaj,por cdo muaj jemi duke i respektuar kontratat me futbollistet dhe stafin.

Është e vërtete që kemi vështirësi me pagesa, sikur shumica e klubeve në Kosovë apo më gjërë, por asesi nuk do të kemi probleme me pagat dhe pagesat tjera.

Andaj, ju njoftojmë së lajmi për mos pagesë të pagave nuk qendron, të gjitha pagat janë komfor afateve kohore.

Nje këshillë për “analistët“ tane, mos shkepni lajme të pa vërteta apo dezinformata, vetem për interesa te klikimeve apo interesave tjera personale,

Faleminderit për mirëkuptim
FC Ballkani
Na priftë e mbara