Klubi i futbollit Ballkani nga Suhareka i ka filluar sot përgatitjet për edicionin e ri garues të Superligës së Kosovës 2021/22.

Skuadra ka zhvilluar stërvitjen e radhës në pritje të sezonit të ri, me trajnerin Bekim Isufi i cili pasi u njoftua me ekipin nisi nga puna për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave të reja.

Me trajnerin e ri, Ballkani synon që të luftojë për titullin e kampionit të Kosovë.

Në sezonin e fundit luftoi deri në fund me Prishtinën dhe Dritën për këtë objektiv.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifozë

Ekipi ka vijuar ditën e sotme me përgatitjet për sezonin e ri! Skuadra ka zhvilluar stërvitjen e radhës në pritje të sezonit të ri, me trajnerin Bekim Isufi i cili pasi u njoftua me ekipin nisi nga puna për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave që kemi.

Skuadra është në gjendje optimale dhe pak nga pak, do të arrihet forma më e mirë pas pushimeve që kishin. Së bashku me stafin teknik, futbollistët do të jenë gati për startin e kampionatit dhe më idetë dhe qëllimet e qarta.

Na priftë e mbara Suharekë