“Euro 2020″ vazhdon sot me dy ndeshje interesante
Pas disa dite pushim, sot rikthehet Kampionati Evropian “Euro 2020” me dy ndeshje tejet interesante. Tashmë faza e grupeve ka përfunduar, nga sot fillon faza eliminatore, ku Uellsi do të zhvillojë ndeshjen ndaj Danimarkës, ndërsa Italia do të përballet me Austrinë. Ndeshja hapëse e kësaj faze do të jetë ajo mes Uellsit dhe Danimarkës, e […]
Pas disa dite pushim, sot rikthehet Kampionati Evropian “Euro 2020” me dy ndeshje tejet interesante.
Tashmë faza e grupeve ka përfunduar, nga sot fillon faza eliminatore, ku Uellsi do të zhvillojë ndeshjen ndaj Danimarkës, ndërsa Italia do të përballet me Austrinë.
Ndeshja hapëse e kësaj faze do të jetë ajo mes Uellsit dhe Danimarkës, e cila fillon nga ora 18:00 në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam.
Ndërsa ndeshja Itali – Austri do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” në Londër me fillim prej orës 21:00.
Euro 2020; Faza eliminatore
18:00 Uellsi – Danimarka (Stadiumi Johan Cruijff Arena-Amsterdam)
21:00 Italia – Austria (Stadiumi Wembley-Londër)