KEDS njofton për punime, të premtën disa vende në Suharekë mbesin tri orë pa furnizim me energji elektrike

para 41 dite

KEDS ka njoftuar se të premtën më 13 dhjetor do të ketë ndërprerje furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

KEDS njofton për punime, të premtën disa vende në Suharekë mbesin tri orë pa furnizim me energji elektrike

Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së premte[13.12.2024] në disa pjesë të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 12:00, raporton SuharekaOnline.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Reshtani (kodi: 32000017)  nga ora 09:00 deri 12:00.

Vendet: Reshtan, Therande (një pjesë), Lagjja Bajraktari, Reshtani 1 dhe Reshtani 3.

*Arsyeja: Lidhja e kabllos se re për furnizim te ormanave, energjizimi i linjave të reja si dhe realizimi i lidhëseve kabllovike në linjat ekzistuese.

Etiketat

Ofertat e fundit