Slloveni, së shpejti ndryshime në kartat e identitetit dhe pasaportat

para 9 dite

Qeveria e Sllovenisë ka miratuar dje tekstin e projektligjit për pasaportat dhe ndryshimet në ligjin për kartat e identitetit, të cilat sjellin risi të shumta në procesin e lëshimit të dokumenteve personale.

Slloveni, së shpejti ndryshime në kartat e identitetit dhe pasaportat

Projektligjet e reja parashikojnë dorëzimin e detyrueshëm të fotografive digjitale për lëshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit. Këto fotografi do të realizohen nga fotografë të certifikuar përmes aplikacionit e-fotograf, një sistem që përdoret që nga viti 2008 dhe tashmë është i pranishëm te 247 fotografë të licencuar. Në vitin 2023, rreth 60% e kartave të identitetit ishin prodhuar me fotografi të marra përmes këtij sistemi.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se do të krijojë një regjistër publik të fotografëve dhe një bazë të dhënash të aplikacionit eFotograf, e cila do të jetë e aksesueshme për qytetarët online. Kjo pritet të përmirësojë cilësinë e fotografive dhe të shkurtojë kohën e përpunimit në zyrat administrative. Për raste të keqpërdorimeve ose manipulimeve me fotografi, ligji parashikon gjoba të rrepta. Gjithashtu, periudha e ruajtjes së fotografive në sistem do të reduktohet nga një vit në gjashtë muaj.

Në raste të veçanta, si sëmundje, aftësi të kufizuara apo aplikime në ambasada jashtë vendit, dorëzimi i fotografisë do të jetë ende i mundur në formë fizike.

Projektligjet prezantojnë edhe disa masa për lehtësimin e procedurave administrative dhe për qytetarët. Ndër këto masa përfshihen:

Njoftime automatike për përfundimin e përgatitjes së dokumenteve dhe dorëzimin e tyre përmes postës.

Ruajtja e gjurmëve të gishtave për një periudhë më të gjatë në bazat zyrtare të të dhënave.

Thjeshtimi i ndjekjes së dorëzimeve, ku me një nënshkrim në pajisjen e postierit, të dhënat e dorëzimit do të regjistrohen automatikisht në sistem.

LEXO EDHE:  Shtetasi shqiptar i dyshuar për vrasjen mafioze në Slloveni, Policia arrestoi tre persona

Projektligjet ofrojnë gjithashtu një bazë ligjore që do t’i mundësonte qeverisë të përcaktojë pagesën për formularin e pasaportës ose kartat e identitetit nga një burim tjetër, nëse dëmtimi, shkatërrimi ose humbja ka ndodhur në fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të mëdha.

Për të parandaluar regjistrimet fiktive, do të bëhet krahasimi i nënshkrimeve nga aplikimi me dokumentet që vërtetojnë të drejtën e banimit në një adresë specifike. Nëse gjatë aplikimit dorëzohen fotografi të falsifikuara ose në rast të mungesës së pëlqimit nga kujdestari ligjor, vlefshmëria e pasaportës apo kartës së identitetit do të pushojë menjëherë pas lëshimit të vendimit për anulim.

Gjithashtu:

Shtetasit jashtë vendit do të mund të aplikojnë për pasaportë, pavarësisht arsyes së qëndrimit të tyre atje.

• Do të hiqet ndalimi për ruajtjen elektronike të kopjeve të pasaportave, duke u lejuar qasja në fotografitë për verifikimin e identitetit.

• Informacioni mbi vlefshmërinë e pasaportave do të mund të kontrollohet përmes platformës e-Uprava.

Për të rritur funksionalitetin e pasaportave, do të shtohen informacionet mbi kodin postar dhe zyrën postare në adresë. Në raste të veçanta, qytetarët do të mund të pajisen me dy pasaporta zyrtare ose diplomatike.

Ndryshimet për kartat e identitetit përfshijnë mundësinë e pajisjes me karta elektronike për fëmijët deri në moshën 12 vjeç. Këto karta do të shërbejnë edhe si karta të sigurimit shëndetësor, duke kombinuar dy funksione në një dokument të vetëm.

Etiketat