Slloveni, hajnat shpërthejnë bankomatin, marrin një sasi të konsiderueshme parash

25.01.2025

Një ngjarje e rëndë tronditë qetësinë e banorëve të Senozhecës, pasi rreth orës 3:30 të mëngjesit u dëgjua një shpërthim i fortë, i pasuar nga aktivizimi i disa alarmave.

Slloveni, hajnat shpërthejnë bankomatin, marrin një sasi të konsiderueshme parash

Policia konstatoi se shkaku i zhurmës ishte një shpërthim në bankomat, i kryer nga hajdutë të armatosur.

“Në orët e para të mëngjesit, policia mori njoftime për një shpërthim të fuqishëm në Senožece. Patrullat e policisë u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se një bankomat ishte shpërthyer dhe dëmtuar edhe një dyqan në afërsi”, tha Anita Leskovec, përfaqësuese e Drejtorisë së Policisë së Koperit.

Falë orarit të vonë, nuk ka pasur të lënduar, por hajdutët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme parash, shuma e së cilës ende nuk është përcaktuar.

“Policia ka ngritur menjëherë postblloqe në zonë dhe po heton intensivisht për të kapur autorët e këtij veprimi kriminal”, shtoi Leskovec.

Autoritetet po hetojnë rastin si vjedhje e madhe dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Policia i bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht banorëve të Senozhecës dhe zonave përreth, të bashkëpunojnë me të duke raportuar çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e autorëve.

“Kërkojmë nga të gjithë ata që kanë parë ose dëgjuar diçka të dyshimtë mbrëmë të na njoftojnë menjëherë në numrin e urgjencës 113 ose në numrin anonim të telefonit të policisë 080 1200. Në veçanti, jemi të interesuar për çdo informacion në lidhje me automjete ose persona të dyshimtë që janë parë në zonë”, u shpreh Leskovec.

Etiketat

Ofertat e fundit