Slloveni, arrestohet shqiptari që po transportone 18 emigrantë

04.12.2023

Policia ka kapur të shtunën një shtetas të Shqipërisë dhe një të Belgjikës teksa transportonin ilegalisht emigrantë. Në autostradën afër Logatecit në mëngjes është ndalur një furgon me targa shqiptare, në të cilin shoferi transportonte 18 të huaj, ndërsa pasdite është ndalur një shofer belg, i cili transportonte gjashtë të huaj, njoftoi Drejtoria e Policisë […]

Slloveni, arrestohet shqiptari që po transportone 18 emigrantë Foto: Ilustrim

Policia ka kapur të shtunën një shtetas të Shqipërisë dhe një të Belgjikës teksa transportonin ilegalisht emigrantë.

Në autostradën afër Logatecit në mëngjes është ndalur një furgon me targa shqiptare, në të cilin shoferi transportonte 18 të huaj, ndërsa pasdite është ndalur një shofer belg, i cili transportonte gjashtë të huaj, njoftoi Drejtoria e Policisë (PU) Lubjanë.

Si shoferi shqiptar ashtu edhe ai belg u arrestuan nga policia, ndërsa procedimi ndaj të huajve vijon ende.

Drejtuesi i furgonit me targa shqiptare po transportonte shtetas të Turqisë, Bangladeshit dhe Indisë, të cilët kalonin ilegalisht kufirin shtetëror. Kur policia e ndaloi, ai u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes, por shpejt u kap.

Shoferi belg po transportonte gjashtë shtetas të Rusisë të cilët kaluan ilegalisht kufirin shtetëror me një automjet personal me targa belge.