Shtetasi shqiptar i dyshuar për vrasjen mafioze në Slloveni, Policia arrestoi tre persona
Një operacion i madh i policisë sllovene ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen brutale, Satko Zovka, në periferi të Lubjanës.
Në mesin e të arrestuarve, sipas mediave sllovene, thuhet se është edhe një shtetas shqiptar, i identifikuar si lider i një organizate kriminale ndërkombëtare.
Gjatë një konference për shtyp, policia sllovene konfirmoi se të tre të arrestuarit janë shtruar para gjykatës dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit. Autoritetet po hetojnë nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë krim të organizuar.
Sipas policisë, vrasja e Zovkës besohet të jetë rezultat i një hakmarrje midis grupeve kriminale. “Mund të konfirmojmë se është hakmarrje për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme që kanë pasur anëtarët me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për larje hesapesh, ndoshta brenda dhe mes grupeve kriminale”, deklaroi drejtori i Zyrës Kombëtare të Hetimit (NPU).
Gjatë operacionit të arrestimit, policia sekestroi një sasi të madhe droge, përfshirë heroinë dhe kokainë, si dhe armë të ndryshme. Kjo zbulim konfirmon lidhjen e të dyshuarve me krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës.
Një nga të arrestuarit, një shtetas 38-vjeçar i Bosnjë-Hercegovinës, dyshohet të jetë lideri i një organizate kriminale ndërkombëtare. Ai është i kërkuar nga Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina për vepra të ngjashme.
Policia sllovene vlerëson se ka shkatërruar një grup kriminal të rrezikshëm që operonte në rajon. “Përmes hetimit, policia kriminale dëshmon se i ka qëndruar besnike misionit të saj për hetimin e pavarur dhe profesional të formave më të rënda të krimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve”, deklaroi drejtori i Administratës së Policisë Kriminale.