90 përqind e punëtorëve të huaj në Slloveni marrin pagë minimale

10.12.2024

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Shoqata e Sindikatave të Lira të Sllovenisë (ZSSS) ngriti alarm për gjendjen e punëtorëve të huaj në vend.

90 përqind e punëtorëve të huaj në Slloveni marrin pagë minimale Foto: Njësia Administrative Kranj

Në një tryezë të rrumbullakët, ekspertë dhe përfaqësues të sindikatave diskutuan sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen këta punëtorë, duke theksuar nevojën për mbrojtje më të madhe të të drejtave të tyre.

Sipas të dhënave të ZSSS, numri i punëtorëve të huaj në Slloveni ka shënuar një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit, duke arritur në 15.8% të forcës punëtore në vitin 2023. Ndërsa kjo kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit, ekspertët shprehin shqetësime të mëdha për kushtet e punës së këtyre individëve.

Punëtorët e huaj shpesh ballafaqohen me pengesa gjuhësore, kushte të jetesës joadekuate dhe janë më të prirë të përjetojnë shfrytëzim në vendin e punës. Sipas Andrej Zorko, Sekretari Ekzekutiv i ZSSSH-së, “Punëtorët e huaj janë paralajmëruesit e parë të shkeljes së të drejtave të punës.” Ata shpesh punojnë më shumë orë, paguhen më pak dhe kanë më pak mbrojtje ligjore në krahasim me punëtorët vendas.

Një nga problemet më të mëdha është paga minimale e ulët në Slloveni, e cila prek në mënyrë disproporcionale punëtorët e huaj. Më shumë se 90% e të huajve në vend marrin pagën minimale, duke i lënë ata në një gjendje të prekshme.

Inspektorati i Punës i Republikës së Sllovenisë konfirmon se ka më shumë shkelje të ligjeve të punës në rastin e punëtorëve të huaj, veçanërisht në sektorët e transportit, ndërtimit dhe hotelierisë. Praktika të tilla si orarit e punës të zgjatur, mospagesa e pushimeve dhe kushtet e punës të rrezikshme janë bërë të zakonshme.

Etiketat

Ofertat e fundit