Shqipëri, ushtarët e FSK-së stërviten së bashku me efektivët e Zhytjes së Forcës Detare

23.08.2025

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka njoftuar lidhur me stërvitjen e përbashkët të efektivëve të Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shqipëri, ushtarët e FSK-së stërviten së bashku me efektivët e Zhytjes së Forcës Detare Foto: Ilustrim

Vengu në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga këto stërvitje të përbashkëta.

“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, ka shkruar Vengu.

https://www.facebook.com/pirrovengu.al/posts/122174212778473314
Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More