Zvicra shton gratë shtatzëna në listën e personave të rrezikuar nga COVID-19

Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik (FOPH) thotë që gratë shtatzëna kanë një rrezik më të madh nga koronavirusi sesa gratë e së njëjtës moshë që nuk janë shtatzënë.

FOPH thotë që rreziku është nga 1.5 deri në pesë herë më i lartë për gratë shtatzëna, me rrezik që bartet edhe tek fëmija i palindur.
Virginie Masserey, drejtuese e kontrollit të infeksionit në BAG, thotë se një lindje e parakohshme mund të shkaktohet nëse një nënë dhe fëmija i saj i palindur infektohen me koronavirus.

 “Është shumë e vështirë të thuash se sa e rrezikshme është me të vërtetë,” tha Masserey të mërkurën. Sidoqoftë, ne nuk mund të përjashtojmë që ekzistojnë edhe rreziqe të caktuara për shëndetin e fetusit.

“Virusi gjithashtu mund të infektojë placentën, e cila mund të çojë në ushqyerjen e dobët të fetusit.  Nëse një i porsalindur ka lindur me një infeksion, ai gjithashtu mund të jetë i rrezikshëm.  Sidoqoftë, ne ende nuk i dimë saktësisht rreziqet. “

Zëdhënësi i qeverisë, Patrick Mathys tha se gratë shtatzëna u përfshinë në listën e personave të rrezikuar sapo të dhënat e reja u publikuan.

“Ashtu si për shumë gjëra në lidhje me Corona, njohuritë dhe të dhënat e reja tani tregojnë se ekziston një rrezik paksa i rritur.  Ne nuk i kishim këto të dhëna më parë. “

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.