Zgjidhjet e duhura për trajtimin e infeksionit në veshka

19.07.2021

Infeksionet e veshkave ndodhin si pasojë e akumulimit të tepërt të baktereve në veshka. Këto infeksione e bëjnë shtrimin në spital të nevojshëm ndërkohë që kurat natyrale ofrojnë një trajtim të përkohshëm. Infeksionet në veshka janë rëndom një pasojë serioze e atyre urinare. Infeksionet urinare kanë aftësinë më të madhe jo vetëm të dëmtojnë veshkat […]

Zgjidhjet e duhura për trajtimin e infeksionit në veshka Foto: Ilustrim

Infeksionet e veshkave ndodhin si pasojë e akumulimit të tepërt të baktereve në veshka.

Këto infeksione e bëjnë shtrimin në spital të nevojshëm ndërkohë që kurat natyrale ofrojnë një trajtim të përkohshëm.

Infeksionet në veshka janë rëndom një pasojë serioze e atyre urinare. Infeksionet urinare kanë aftësinë më të madhe jo vetëm të dëmtojnë veshkat por edhe të shpërndahen në zona të tjera të trupit.

Në shumicën e rasteve, infeksionet urinare trajtohen me antiobiotkë, ndërkohë që kura natyrale ofrojnë një shtysë shumë të mirë për eliminimin e infeksionit sa më parë që të jetë e mundur.

A eliminohen infeksionet në veshka vetëm me kura natyrale?

Kurat natyrale janë një trajtim shumë i mirë por nëse njeriu shpreson të eliminojë infeksionin vetëm me trajtime të tilla gabohet rëndë.

Antibiotikët janë mënyra më e mirë për të larguar infeksionet dhe kurat natyrale mund të ndihmojnë për këtë gjë.

Për më tepër, kurat natyrale janë të mira për rimëkëmbjen e veshkave dhe pengimin e rishfaqjes së infeksionit.

Por cilat janë mënyrat më të mira natyrale për tu ardhur në ndihmë veshkave?

Uji

Uji është shumë i dobishëm në eliminimin e infeksionit nga veshkat.

Ekspertët sugjerojnë konsumin e tetë gotave me ujë në ditë.

Sasia e lëngjeve duhet ritur në varësi të rekomandimit të mjekut.

Lëngu i Boronicës së Kuqe

Sipas ekspertëve, ky lëng vjen në ndihmë në pakësimin e sasisë së baktereve tek organizmi i një njeriu të prekur nga infeksionet urinare.

Ata thonë se kjo aftësi e këtij lëngu i atribuohet pranisë së shumë acideve që mbrojnë traktin urinar.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil ka një ndikim të fortë kundër baktereve që shkaktojnë infeksione urinare.

Substancat përbërëse të çajit jeshil kanë tendencën të pengojnë shumimin dhe shpërndarjen e baktereve.

Shmangni Aspirinën

Ekspertët thonë se barna si ibuprofeni që luftojnë inflamacionin duhen përdorur në rastet e infeksioneve të tilla sepse ato eliminojnë temperaturën dhe dhimbjet.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë shmangien e aspirinës sepse ajo hollon gjakun dhe mund të rrisë nivelet e gjakut në urinë.