Varianti i ri COVID “Eris” në rritje

16.09.2023 Shëndeti
Një variant i ri Covid i quajtur EG.5 është lloji më i përhapur në SHBA, dhe megjithëse po shkakton një rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, ekspertët nuk besojnë se simptomat e tij janë më të rënda se variantet e mëparshme të omicron.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e klasifikoi EG.5, e cila është mbiquajtur nga disa si ‘ERIS’, si një “variant interesi”, duke treguar se duhet të vëzhgohet më nga afër se të tjerët për shkak të mutacioneve që mund ta bëjnë atë më ngjitës ose më të rënd.
Megjithatë, OBSH tha në këtë kohë se nuk duket të përbëjë më shumë kërcënim për shëndetin publik sesa variantet e tjera dhe se “nuk ka asnjë provë për një rritje të ashpërsisë së sëmundjes të lidhur drejtpërdrejt me EG.5”.
Ndërsa EG.5 mund të shkaktojë një rritje të rasteve, OBSH tha se paraqet një rrezik të ulët për shëndetin publik në krahasim me pasardhësit e tjerë të omicron sepse nuk ka prova që shkakton raste më të rënda.
EG.5 ka një mutacion shtesë të quajtur mutacioni 465, i cili është i pranishëm në rreth 35% të sekuencave të koronavirusit në mbarë botën – shumë nga variantet XBB kanë mutacionin 465, megjithëse ekspertët nuk e dinë se çfarë vjen me mutacionin.
Sipas raportit të OBSH-së, EG.5 u shfaq për herë të parë në shkurt dhe tashmë ka një nënvariant, të quajtur EG.5.1, që ka një mutacion të dyt. David Ho, një profesor në Universitetin e Kolumbisë, i tha CNN se pavarësisht se EG.5 është një variant i ri, simptomat e tij nuk janë më të rënda ose të ndryshme nga variantet e mëparshme. Sidoqoftë, ai ka më shumë imunitet në krahasim me variantet e tjera, “kjo është arsyeja pse po i bën këmbët në të gjithë botën”. Simptomat e mundshme përfshijnë ethe, lodhje, dhimbje muskujsh, dhimbje gjoksi, kollë, dhimbje koke, diarre, të vjella, dhimbje të fytit, humbje të shijes ose nuhatjes. Sipas një postimi në Twitter nga T. Ryan Gregory, një biolog dhe profesor në Universitetin e Guelph në Kanada, megjithëse përforcuesit aktualë nuk janë krijuar posaçërisht për të mbrojtur kundër EG.5 ose EG.5.1, “shpresa është që përforcuesit do punojnë gjerësisht në XBB,”.