Ushqimet që ndikojnë për të mirë në disponimin tonë

27.08.2020

Ndjeheni të plogësht dhe pa humor? Edhe pse një gjendje e tillë është e natyrshme të ndodhë për shkak të ndryshimit të stinëve, në këtë drejtim janë shumë ushqime të cilat mund të ndihmojnë. Ushqimet me omega-3 Ushqime të tilla si peshku apo apo arrat janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Duke luajtur […]

Ushqimet që ndikojnë për të mirë në disponimin tonë Foto: Ilustrim

Ndjeheni të plogësht dhe pa humor? Edhe pse një gjendje e tillë është e natyrshme të ndodhë për shkak të ndryshimit të stinëve, në këtë drejtim janë shumë ushqime të cilat mund të ndihmojnë.

Ushqimet me omega-3

Ushqime të tilla si peshku apo apo arrat janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Duke luajtur kështu edhe një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor. Ekspertët konfirmojnë se konsumimi në sasi të mëdha të peshkut apo ushqimeve të tjera që përmbajnë omega-3 ndihmon kundër zhvillimit të depresionit. Rekomandohet të konsumoni peshk të paktën dy herë një javë ku mund të zgjidhni sardele, salmon apo peshk ton.

Perimet jeshile

Për perimet jeshile flitet shumë e jo pa qëllim, vlerat e tyre për trupin nuk kanë fund. Spinaq, brokoli, apo lakra është e rëndësishme që t’i bëni pjesë të ditës tuaj të përditëshme. Të gjitha këto perime janë një burim i madh i folateve apo vitaminës B që është shumë e rëndsishme për trupin.

Në një studim mbi depresionin dhe ushqimin,  u gjet se ata që konsumonin më pak folate kishin më shumë probleme nga kjo gjendje. Ndër të tjera konsumimi i pakët i folateve lidhet edhe me lodhjen dhe humbjen e memories. Rekomandohet të konsumoni 400 mikrogramë folate në ditë që gjendet në një racion spinaq të gatuar.

Probiotikët

Mund të keni dëgjuar shumë për probiotikët dhe rolin e tyre në ndihmën ndaj sistemit tretës. Probiotikët gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e mendimeve negative që lidhen edhe me humorin e keq. Këtu futet kosi apo kefiri dhe lloje të tjera bulmeti të fermentuar.

Ndaj të sëmurëve me depresion shpesh rekomandohen edhe kura me suplemente probiotikësh. Kështu që për të rritur humorin konsumoni një gotë kos pa yndyrë çdo ditë. Mund të zgjidhni ta përzieni me fruta apo arrorë të ndryshëm.

Drithërat

Drithërat e plota janë një burim i vitaminës B janë një burim i rëndësishëm energjie për trurin. Ato përmbajnë fibra dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak në nivelet e duhura. Kështu mundohuni të konsumoni çdo ditë edhe pak drithra ku përfshihet orizi apo buka.

Alternativa të tjera me konsum pak më të moderuar mund të jenë çokollatat e zeza, kafja apo çaji. Edhe ky grup ushqimesh ndihmon në rritjen e humorit, por duket konsumuar me kujdes. Ekspertët rekomandojnë rreth 28 gramë çokollatë të zezë në ditë ose rreth 150 kalori. Ndërsa për kafen dhe çajin mos e kaloni masën e 1 filxhani në ditë.