Studimi i fundit, cigaret elektronike janë po aq të rrezikshme sa edhe cigaret e zakonshme

22.03.2024

Studiuesit në Universitetin e Innsbruck-ut paralajmërojnë efektet e cigareve elektronike të supozuara të padëmshme. Studimi shqyrtoi efektet e duhanit dhe e-cigareve , në të cilat duhani avullohet në vend që të digjet.

Studimi i fundit, cigaret elektronike janë po aq të rrezikshme sa edhe cigaret e zakonshme Foto: Ilustrim

Studiuesit analizuan më shumë se 5,300 mostra nga rreth 4,000 njerëz.

“Këto ishin mostra gjaku, pështymë, shtupa orale ose cervikale,” shpjegon mjeku austriak dhe studiuesi i studimit Martin Widschwendter.

Nga studimi është konstatuar se cigaret elektronike shkaktojnë thuajse dëmin e njëjt në shëndet, aq sa pirja e duhanit.

Studimi siguroi prova fillestare se pirja e duhanit e-cigareve gjithashtu mund të çojë në zhvillimin e kancerit .

“Studimi ynë nuk mund të konfirmojë që cigaret elektronike shkaktojnë një rrezik dukshëm më të ulët të kancerit sesa cigaret normale, siç është pretenduar deri më tani”, tha eksperti.