Si të ruani shëndetin e veshkave në shtatë hapa

20.04.2021

Veshkat janë një organ tepër i rëndësishëm për organizmin. Një prej funksioneve kryesore të këtij organi në formën e fasules, është: eliminimi i mbetjeve dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi. Pini Ujë Por Mos E Teproni Pirja e tepërt e ujit nuk përmirëson funksionin e veshkave. Ekspertët thonë uji duhet pirë patjetër por jo duke […]

Si të ruani shëndetin e veshkave në shtatë hapa Foto: Ilustrim

Veshkat janë një organ tepër i rëndësishëm për organizmin.

Një prej funksioneve kryesore të këtij organi në formën e fasules, është: eliminimi i mbetjeve dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi.

Pini Ujë Por Mos E Teproni

Pirja e tepërt e ujit nuk përmirëson funksionin e veshkave.

Ekspertët thonë uji duhet pirë patjetër por jo duke e tepruar sepse mbihidratimi nuk do të përmirësojë funksionin e veshkave.

Ushqime Të Shëndetshme

Shumica e problemeve me veshkat vijnë si pasojë e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit.

Të dyja këto sëmundje mund të parandalohen duke ngrënë ushqime të shëndetshme.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është një ide e shkëlqyer sepse në kombinim me ushqyerjen e shëndetshme mund të mbajë larg jo vetëm obezitetin, por edhe tensionin e lartë i gjakut.

Si në çdo rast tjetër, nuk duhet ta teproni me aktivitetin fizik.

Kujdes Me Ekstraktet Bimore

Suplementët me vitamina dhe esktraktet  bimorë mund të jenë të dëmshëm për veshkat.

Këshilloheni të mos merrni suplementë me kokën tuaj, sepse një rekomandim të tillë mund ta bëjë vetëm mjeku.

Lini Duhanin

Pirja e duhanit dëmton enët e gjakut dhe pakëson qarkullimin e tij në veshka.

Kur veshkat nuk kanë mjaftueshëm gjak, atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet.

Kujdes Me Medikamentet

Ilaçet qetësuese si ibuprofeni mund të shkaktojnë dëmtim të veshkave nëse merren për një kohë të gjatë.

Këto ilaçe mund të përdoren ndonjëherë në rast dhimbjeje por jo për dhimbjet kronike.

Analizat Mjekësore

Nëse vuani nga diabeti apo tensioni i lartë i gjakut, atëherë duhet të jeni të rregullt në kryerjen e analizave tek mjeku së paku çdo 6 muaj për të përjashtuar çdo anormali apo problem.

Veshkat e shëndetshme janë tregues të fortë të një organizmi të shëndetshëm.