Si ta kuptoni se keni mungesë të ujit në organizëm

16.10.2021

Goja qëndron e thatë Nëse ndjeni që ju është tharë fyti, konsumoni ujë menjëherë. Pirja e ujit lubrifikon gojën dhe fytin dhe e mban më të freskët. Lëkura është e thatë Lëkura e tharë është një nga shenjat e para të dehidratimit, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme më të mëdha. Nëse doni të ndaloni […]

Si ta kuptoni se keni mungesë të ujit në organizëm Foto: Ilustrim

Goja qëndron e thatë

Nëse ndjeni që ju është tharë fyti, konsumoni ujë menjëherë. Pirja e ujit lubrifikon gojën dhe fytin dhe e mban më të freskët.

Lëkura është e thatë

Lëkura e tharë është një nga shenjat e para të dehidratimit, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme më të mëdha. Nëse doni të ndaloni tharjen e lëkurës, gjëja e parë që duhet të bëni është të pini më shumë ujë.

Keni dhimbje shpine

Kockat përbëhen nga rreth 80% ujë. Uji është një nevojë për t’i mbajtur kockat tona sa më të hidratuara, sepse kështu mund të ecim vrapojmë dhe kërcejmë pa asnjë pengesë.

Ndiheni të lodhur

Kur trupi është i dehidratuar ai “huazon” ujë nga gjaku juaj. Mungesa e gjakut të hidratuar shkakton mungesë oksigjeni. Natyrisht mungesa e oksigjenit na bën të ndihemi të përgjumur dhe të lodhur.

Keni probleme me tretjen

Pa hidratimin e duhur fillon dëmtimi i brendshëm nga acidi i stomakut. Nga kjo shkaktohet mostretja në mënyrën e duhur.