Si ndikon ndotja e ajrit tek sëmundjet e zemrës

28.01.2020

Aterioskleroza quhet sëmundja e cila prek dhe bllokon muret e aterieve duke i holluar apo trashur ato. Zakonisht shfaqet tek moshat e mëdha, por studime të reja hedhin dritë mbi disa faktorë të jashtëm që ndikojnë në zhvillimin e kësaj sëmundje. Depozitimi i yndyrnave të tepërta apo kolesterolit që mblidhen brenda arterieve vështirsojnë funksionimin normal […]

Si ndikon ndotja e ajrit tek sëmundjet e zemrës

Aterioskleroza quhet sëmundja e cila prek dhe bllokon muret e aterieve duke i holluar apo trashur ato.

Zakonisht shfaqet tek moshat e mëdha, por studime të reja hedhin dritë mbi disa faktorë të jashtëm që ndikojnë në zhvillimin e kësaj sëmundje.

Depozitimi i yndyrnave të tepërta apo kolesterolit që mblidhen brenda arterieve vështirsojnë funksionimin normal të organeve.

Çfarë e shkakton arteriosklerozën

Me kalimin e kohës dhe moshës brenda mureve të arterieve krijohen disa pllaka të vogla.

Pllaka të cilat vështirësojnë kalimin e mirë të gjakut dhe oksigjenit.

Kjo gjendje mund të çojë edhe në sëmundje më të komplikuara siç janë ishemia, ataku në zemër apo sëmundjet koronare.

Shkaqet për zhvillimin e kësaj sëmundje mund të jenë të shumta, ekspertët thonë se një në veçanti është i dëmshëm.

Si ndikon ndotja

Një studim i publikuar nga gazeta Environmental Health Perspectives të cilit i referohet AgroWeb.org hedh dritë mbi këtë fakt.

Sipas këtij studimi ku morën pjesë 6,619 të rritur mes moshave 45-84 vjeç të cilët nuk vuanin nga sëmundje të zemrës, rrisku për t’u prekur nga to u rrit pas ekspozimit ndaj ndotjes.

Këta pjesmarrës u monitoruan për një periudhë 6.5 vjeçare ndaj ekspozimit të përditëshëm në ajër të ndotur dhe pluhura industrialë.

Në fund të kërkimit ekspertët shpejguan se ka një lidhje konkrete mes ekspozimit afatgjatë ndaj nditjes dhe bllokimit të arterieve.

Shqetësimi ngrihet për personat që jetojnë në qytete të mëdha, të ekspozuar çdo ditë ndaj tymit të makinave apo fabrikave.

Ajri i ndotur me të gjithë substancat toksike brenda tij arrijnë të formojnë dhe shfaqin arteriosklerozën në shumë pak kohë.

Ndër problemet e tjera që shkakton thithja e vazhdueshme e ajrit të ndotur dhe pluhurave janë dhe sëmundjet e mushkrive.

Duke qenë organi kryesor që furnizon trupin me oksigjen, ato e ndjenjë të parat dozën e kimikateve që trupi thith çdo ditë./AgroWeb.org/

Etiketat