Si ndikon e qeshura tek njerëzit që vuajnë nga astma
Studimet tregojnë se e qeshura ka të njëjtat gjasa të nxisë simptomat e astmës si duhani apo aktiviteti fizik. Sipas tyre, më shumë se gjysma e njerëzve të prekur nga azma, kanë simptoma më të forta kur qeshin me të madhe. Një prej këtyre simptomave është kolla e fortë që ndërpret të qeshurën dhe nuk […]
Studimet tregojnë se e qeshura ka të njëjtat gjasa të nxisë simptomat e astmës si duhani apo aktiviteti fizik.
Sipas tyre, më shumë se gjysma e njerëzve të prekur nga azma, kanë simptoma më të forta kur qeshin me të madhe.
Një prej këtyre simptomave është kolla e fortë që ndërpret të qeshurën dhe nuk të lë të mbushesh me frymë.
Simptoma tjetër që shkakton e qeshura është shtrëngimi i kraharorit.
Arsye të tjera përse kolliteni kur qeshni fort
Ekspertët shpjegojnë se kolla është një reagim normal kur njeriu qesh me të madhe.
Shpjegimi i tyre është se kolla shfaqet për faktin se nervat që janë të përfshirë në refleksin e të qeshurës janë të njëjtët që përfshihen në refleksin e kollës.
Ndaj në harkun kohor të dy minutave, e qeshura mund të nxisë një kollë të fortë që të lë pa frymë. Kjo u ndodh shumë njerëzve në botë dhe jo domosdoshmërisht tregon ndonjë problem të fshehur mjekësor.
Nxitës të tjerë të çuditshëm të simptomave të Azmës
E qeshura nuk është e vetmja nxitëse e çuditshme e simptomave të azmës.
Ka njerëz azmatikë simptomat e të cilëve përkeqësohen kur bie rrufeja.
Kjo ndodh pas shpërthimit të fuqishëm të polenit nga rrufeja dhe stuhitë.
Ngecja në trafik mund të kthehet në një faktor të fortë nxitës për shpërthimin e azmës. Kjo ndodh për shkak të tymrave dhe ndotësve të lëshuar nga makinat e tjera.
Qiriu aromatik është një tjetër faktor nxitës për simptomat e azmës. Aroma që lëshon qiriu ose edhe aromatizuesit e ndryshëm të ambientit mund të irritojnë rrugët e brishta të frymëmarrjes.
Kësisoj, ato shkaktojnë shpërthimin e simptomave dhe të përkeqësojnë edhe disa alergji të caktuara.
Nga ana tjetër, 20 përqind e personave që vuajnë nga azma nuk e tolerojnë dot aspirinën sepse përkeqëson simptomat e azmës. Kjo nuk vlen vetëm për aspirinën por edhe për disa ilaçe të caktuara kundër inflamacionit siç është ibuprofeni.