Shtatë dobitë e ecjës në rërën e plazhit

Gjatë verës, të gjithë frekuentojnë plazhet për tu çlodhur dhe për të marrë rreze. Por, a e dini se çfarë dobi sjell ecja në rënën e plazhit?

Ne ecim në të, ne zvarritemi në të, madje luajmë me të. Por çfarë kontribuojnë këto kokrra të vogla shkëmbi në shëndetin tonë?

1.Rëra është një eksfoliant natyral
Eksofilimi është zhdukja e qelizave të vdekura të lëkurës, duke e bërë kështu lëkurën tuaj të butë në prekje, dhe gjithashtu duke lejuar që poret tuaja të marrin frymë më mirë. A keni vërejtur ndonjëherë se pas largimit nga plazhi, thembra e këmbëve tuaja është me të vërtetë e butë? Kjo për shkak se ju keni qenë duke shëtitur në rërë tërë ditën!

2.Ecja në rërë ju ndihmon të qëndroni të në formë.
Ju digjni deri në pesëdhjetë përqind më shumë kalori duke ecur në rërë se sa në asfalt. Poashtu pasi muskujt tuaj po përpiqen kaq shumë për të tërhequr peshën tuaj gjatë ecjes, ata tonifikohen dhe marrin formë shumë më shpejt.

3.Rëra përmirëson shëndetin dhe ngadalëson plakjen.
Kur ecni në rërë, ju jeni duke tokëzuar me Tokën, duke zhytur elektronet e tij. Kjo ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira destruktive në trupin tuaj që përmirëson shëndetin dhe ngadalëson plakjen.

4.Rëra ndihmon për të zvogëluar stresin tuaj.
Ekspertët e shëndetit thonë se ecja zbathur na qetëson. Të paktën, ajo na lidh përsëri me bukurinë e natyrës e cila ndihmon në uljen e stresit ndërsa jeta gjen perspektivë.

5.Përmirëson gjendjen emocionale.
Ecja në rërë përmirëson gjendjen emocionale përshkak se rëra thith elektronet e tepërta dhe balancon numrin e protoneve duke bërë që gjendja juaj emocionale të ekuilibrohet.

6.Ju stimuloni këmbët tuaja
Kur ecni në rërë, ju po stimuloni mbaresat nervore në këmbët tuaja, të cilat nuk do të stimulohen përderisa ju vazhdimisht vishni këpucë.

7.Rëra është një burim i shkëlqyeshëm i magnezit
Çdo qelizë e vetme në trupin e njeriut kërkon magnez të mjaftueshëm për të funksionuar, ose do të humbasë. Kocka dhe dhëmbë të fortë, hormone të ekuilibruar, një sistem të shëndetshëm nervor dhe kardiovaskular, rrugë funksionimi të mirë detoksifikimi dhe shumë më tepër varen nga plotshmëria e qelizës me magnez.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.