Shega, fruti “i artë” i vjeshtës

14.09.2021

Shegët janë përdorur prej vitesh për përfitimet e tyre shëndetësore. Shkenca moderne ka gjetur se shegët mund të ndihmojnë në mirëqenien e zemrës dhe madje mund të parandalojë kancerin. Shega është një frut i ëmbël, i thartë me lëkurë të trashë dhe të kuqe. Lëkura nuk është e ngrënshme, por ajo përmban qindra fara me […]

Shega, fruti “i artë” i vjeshtës Foto: Ilustrim

Shegët janë përdorur prej vitesh për përfitimet e tyre shëndetësore. Shkenca moderne ka gjetur se shegët mund të ndihmojnë në mirëqenien e zemrës dhe madje mund të parandalojë kancerin.

Shega është një frut i ëmbël, i thartë me lëkurë të trashë dhe të kuqe. Lëkura nuk është e ngrënshme, por ajo përmban qindra fara me lëng që mund t’i hani thjeshtë ose t’i shtrydhni. Shegët mund të kenë deri në tre herë më shumë antioksidantë sesa çaji jeshil ose vera e kuqe. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimet, parandalojnë sëmundjet, siç është kanceri dhe zvogëlojnë inflamacionin dhe efektet e plakjes.

Për më tepër, përfitimet e tjera shëndetësore të shegëve përfshijnë sa vijon:

Shëndeti i zemrës: Studimet kanë sugjeruar se shegët mund të mbrojnë zemrën në shumë mënyra, duke përfshirë uljen e presionit të gjakut dhe uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Kontrolli i diabetit: Studimet fillestare kanë zbuluar se njerëzit me diabet të tipit 2 që filluan të pinë lëng shege treguan një përmirësim të rezistencës ndaj insulinës. Shegët gjithashtu mund të ndihmojnë njerëzit pa diabet të mbajnë një peshë të shëndetshme.

Ulja e rrezikut të kancerit: Shegët janë të pasura me antioksidantë dhe flavonoide, që të dy dihet se parandalojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat. Në disa studime, shegët tregojnë potencialin të jenë efektive në parandalimin e kancerit të prostatës, gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.

Për më tepër, studimet paraklinike mbi kafshët kanë treguar se ngrënia e shegës mund të pengojë rritjen e tumoreve të mushkërive, lëkurës, zorrës së trashë dhe prostatës. Por sigurisht, nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar efektet tek njerëzit.