LVV
PDK
LDK
AAK

Rritet numri i të prekur nga gripi sezonal në Kosovë

para 13 dite

Një rritje e konsiderueshme e rasteve me grip sezonal është vërejtur në Kosovë, duke shqetësuar sidomos prindërit e fëmijëve të vegjël. Sipas mjekëve, fëmijët janë grupi më i prekur nga ky virus, duke shfaqur simptoma të tilla si temperaturë të lartë, ethe, dhimbje fyti dhe kollë e thatë.

Rritet numri i të prekur nga gripi sezonal në Kosovë Foto: Ilustrim

Valbona Dermaku, specialiste e pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, konfirmon se numri i vizitave të fëmijëve në qendër ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit. “Fëmijët nën moshën 5 vjeç janë më të ndjeshëm ndaj këtij virusi”, thotë ajo.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) konfirmon se intensiteti i gripit ka tejkaluar pragun epidemik. Faik Hoti nga IKSHPK bën thirrje për vaksinim, duke theksuar se është mjeti më efektiv për parandalimin e gripit. “Çdo qytetar, përfshirë fëmijët mbi 6 muaj, mund të vaksinohet”, thotë ai.

Mjekët bëjnë thirrje prindërve që të marrin seriozisht këtë problem dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur fëmijët e tyre nga gripi sezonal. Vaksinimi, higjiena personale dhe kujdesi mjekësor i rregullt janë çelësat për një sezon të gripit më të sigurt për fëmijët.

Etiketat

Ofertat e fundit