12 vjet SHTET, për 12 DITË ANALIZA për vetëm 12 EURO! Parandalimi është shërim!

15.02.2020

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit të të 30-ave lind nevoja që t’i kushtoni më shumë rëndësi ushqimit, mirëqenies e si rrjedhojë shëndetit të përgjithshëm. Laboratori Biokimik-Hematologjik “RIOLAB” për nderë të 12 vjetorit të PAVARËSISË së Kosovës për 12 DITË radhazi […]

12 vjet SHTET, për 12 DITË  ANALIZA për vetëm 12 EURO! Parandalimi është shërim! Foto: Laboratori Biokimik dhe Hematologjik "RIOLAB"

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit të të 30-ave lind nevoja që t’i kushtoni më shumë rëndësi ushqimit, mirëqenies e si rrjedhojë shëndetit të përgjithshëm.

Laboratori Biokimik-Hematologjik “RIOLAB” për nderë të 12 vjetorit të PAVARËSISË së Kosovës për 12 DITË radhazi ju ofron analiza thelbësore për vetëm 12 EURO. Parandalimi është shërim!

*Oferta vlenë prej 17 shkurt – 29 shkurt

Glikemia
Vitet e fundit diabeti është bërë një nga sëmundjet më të frikshme, me tendencë të lartë për të prekur edhe moshat e reja. Shenjat e diabetit: etje, urinim i shtuar, uri e tepruar, rënie e pashpjegueshme në peshë, tharje e gojës etj. Glikemia (sheqeri në gjak), nëse është mbi 11,1 mmol/l. Glikemia esëll nëse vlera e sheqerit në gjak të paktën 8 orë pas ngërnies është mbi 7 mmol/l, ndërkohë që, vlerat normale janë nga 3,5 deri më 6,4.

Urea
Ky test mat në gjak sasinë e metaboliteve që formohen nga metabolizmi i aminoacideve dhe proteinave në mëlçi e më pas në veshka. Tek njeriu i shëndetshëm kjo sasi është brenda kufijve të normës. Në rastet e patologjive që çojnë në prodhim të shtuar nga mëlçia, apo në eliminim të pakët nga veshka niveli i azotemisë rritet. Ndërsa në patologji të tjera apo dëmtime të mëlçisë të shoqëruara me ulje të prodhimit, atëherë azotemia do të rezultojë e ulur.

KreatininaMe një test të thjeshtë zbuloni shëndetin e veshkave!
Niveli i lartë i kreatininës tregon sëmundjet e veshkëve, kurse vlerat e tij normale janë 44 – 80 (te femrat) dhe 6 – 106 (te meshkujt).
Ky enzim rritet kur personi vuan nga ndonjë lloj kanceri, çrregullimi të metabolizmit, pankreasit … Vlerat normale janë 0 – 270 për të rritur dhe 250 – 800 U për litër tek fëmijët.

Holesteroli
Njerëzit mbi 20 vjeç duhet t’i masin nivelet e kolesterolit të paktën çdo 4-6 vjet. Kjo bëhet me një analizë të thjeshtë të gjakut. Tashmë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se kolesteroli i lartë, apo thjesht kolesteroli, nënkupton një dietë të kujdesshme për të mbrojtur funksionin e zemrës dhe enëve të gjakut.  Zakonisht nuk ka simptoma të posaqme të kolesterolit të lartë. Kështuqë ju mund të jeni duke vuajtur nga kjo sëmundje dhe të mos e dini fare.

Trigliceridet (yndyra në gjak)
Nëse matni vazhdimisht tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit, ka edhe një gjë tjetër që duhet ta monitoroni: trigliceridet. Niveli i lartë i triglicerideve, një lloj yndyre në gjak, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Një test gjaku mund të përcaktojë nëse nivelet e triglicerideve janë normale.

HbA1c
Ky test mat sasinë e hemoglobinës që lidhet me glukozën. Bëhet fjalë për A1c, një nga format e hemoglobinës. Sa më i lartë niveli i glukozës (sheqerit) në gjak, aq më i lartë është edhe niveli i HbA1c. Meqë jetëgjatësia e eritrocitit është 120 ditë, ky test na jep informacion për nivelet e sheqerit në gjak për 2-3 muajt e fundit. Pra, është një test i rëndësishëm për të ndjekur ecurinë e pacientëve diabetikë, por së bashku edhe me ekzaminime të tjera edhe për të diagnostikuar diabetin Mellit.

Laboratori Biokimik-Hematologjik “RIOLAB”

Laboratori Biokimik-Hematologjik “RIOLAB”
Adresa:Luigj Gurakuqi p.n Suharekë 23000
Tel:044 400 707
www.riolab-ks.com / info@riolab-ks.com
“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”