Qëndrimi i fëmijëve në telefona të mençur, rrezik për obezitet

07.08.2021

Tani, teknologjia ka bërë që fëmijët, kohën e lirë ta kalojnë më së shumti me telefona në duar apo edhe përpara televizorit. Mbi këtë çështje, shqetësimi më i madh mbetet tek orët e kaluara në këto dy aktivitete virtuale. Akademia Amerikane e Pediatrisë, ka paralajmëruar se përdorimi i tepruar i medias digjitale dhe ekraneve mund […]

Qëndrimi i fëmijëve në telefona të mençur, rrezik për obezitet Foto: Ilustrim

Tani, teknologjia ka bërë që fëmijët, kohën e lirë ta kalojnë më së shumti me telefona në duar apo edhe përpara televizorit.

Mbi këtë çështje, shqetësimi më i madh mbetet tek orët e kaluara në këto dy aktivitete virtuale.

Akademia Amerikane e Pediatrisë, ka paralajmëruar se përdorimi i tepruar i medias digjitale dhe ekraneve mund t’i vë fëmijët dhe adoleshentët në rrezik të obezitetit, problemit me gjumin dhe të kenë performanca negative në shkollë, transmeton Klankosova.tv.

Por, sa kohë kalojnë fëmijët para televizorëve dhe paisjeve të tjera teknologjike?

Një raport i publikuar nga Common Sense Media, tregon se fëmijët deri në moshën tetëvjeçare kalojnë mesatarisht 2 orë e 19 minuta çdo ditë para ekraneve, pjesa më e madhe e kësaj kohe është e zënë duke shikuar televizor dhe duke luajtur lojëra, pa pranin e prindit.

Por kur kthehemi disa vite pas, fëmijët nga mosha 8 deri në 12 vjeç, kanë kaluar mesatarisht 4 orë e 36 minuta çdo ditë para ekraneve.

Një krahasim ky i cili tregon se me hyrjen e shpejt të telefonave të mençur në treg, shikueshmëria e televizorit ka rënë.

Në disa shtete si Gjermania 51% e fëmijëve nga 6 deri në 13 vjeç raportojnë të kenë telefona te tyre personal

Ndërsa në Korenë e Jugut rreth 72% e fëmijëve zotërojnë një telefonë të mençur nga mosha 11 deri në 12 vjeç, të cilët shpenzojnë kohën e tyre në të deri në 4.5 orë në ditë