Profesori nga Australia përsëri në Kosovë, do të operojë 15 fëmijë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
Për herë të katërmbëdhjetë, në mision për të operuar fëmijët me probleme të traktit gastrointestinal, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, po qëndron profesor Padyy Dewan nga Australia.
Gjatë misionit të tij për të ndihmuar fëmijët e Kosovës, me ç’rast parashihet të operohen 15 fëmijë me diagnoza të ndryshme.
Për të falënderuar atë për punën dhe kontributin e dhënë, profesor Dewanin, në takim e pritën drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, u.d. drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Osman Hajdari dhe dr. Ardian Shefkiu.
Gjatë takimit ata i shprehën mirënjohje për punën, kontributin dhe angazhimin maksimal që po tregon për të ndihmuar fëmijët e Kosovës.
Në takim ishte prezent edhe drejtori u.d. drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Dr. Sejdi Statovci.
Nga misionet e deritanishme të profesor Dewan, deri tani kanë përfituar mbi 350 fëmijë.