Pesë ushqimet që ndikojnë në përmirësimin e gjumit

Pesë ushqimet që ndikojnë në përmirësimin e gjumit
Eurolinda Zenelaj

14.01.2021 / Shëndeti

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm për shëndetin.

Mund të reduktojë riskun për të zhvilluar sëmundje të caktuara kronike, e mban trurin dhe sistemin tretës të shëndetshëm dhe ndihmon në përmirësimin e sitemit imunitar.

Çaji bimor

Çajrat bimorë, në veçanti kamomili, janë shumë të mirë për qetësimin e nervave para gjumit. GJithashtu bashkë me çajin e xhinxherit janë shumë hidratues dhe qetësues për stomakun.

Bananja

Magnezi dhe kaliumi në banane shërbejnë si relaksues për muskujt dhe nervat. Gjithashtu vitamina B6 që gjendet në këtë frut e kthen triptofanin në serotoninë, duke rritur kështu edhe më shumë relaksimin.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmban serotoninë, që qetëson trupin dhe trurin tuaj, pa përmendur përfitimet e tjera të shëndetit.

Bajamet

Bajamet përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin natyral të funksionit të muskujve dhe nervave, duke stabilizuar rrahjet e zemrës në të njëjtën kohë.

Shalqiri 

Gjysma e përbërjes së shalqirit është ujë, prandaj konumimi i tij do ju hidratojë para gjumi dhe do të eleminojë urinë pas darke për shkak të volumit dhe fibrës që përmban.

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit

2

14 orë më parë / Shëndeti

Më e mirë kafeja sesa çaji në mëngjes