Përzierja me hudhër e limon që zhbllokon arteriet e bllokuara

20.05.2021

Çdokush e di që si hudhrat, ashtu dhe limoni janë të mira për zemrën. Hudhra ndihmon në hollimin e gjakut, parandalon mpiksjen duke mbrojtur nga ataku dhe infarkti në zemër. Ajo gjithashtu njihet për uljen e tensionit të lartë. Nga ana tjetër, limoni është i përbërë nga antioksidantë të cilët nuk lejojnë që kolesteroli i […]

Përzierja me hudhër e limon që zhbllokon arteriet e bllokuara Foto: Ilustrim

Çdokush e di që si hudhrat, ashtu dhe limoni janë të mira për zemrën. Hudhra ndihmon në hollimin e gjakut, parandalon mpiksjen duke mbrojtur nga ataku dhe infarkti në zemër.

Ajo gjithashtu njihet për uljen e tensionit të lartë. Nga ana tjetër, limoni është i përbërë nga antioksidantë të cilët nuk lejojnë që kolesteroli i keq të absorbohet nga trupi dhe të përfundojë në arterie të cilat rrezikojnë të bllokohen.

Për shkak të benefiteve shëndetësore të ofruara nga përbërësit në fjalë, nuk është habi që kombinimi i të dyjave rezulton në një përzierje që zhbllokon me efektivitet arteriet. Nuk ka rëndësi nëse jeni apo jo të sëmurë nga zemra, kjo përzierje ulë ndjeshëm rrezikun për t’u përballur me pasojat fatale të hudhrës dhe limonit.

Përbërësit:
6 limona
30 thelpinj hudhre

Procedura:
Qëroni limonët dhe pritini në copa të vogla
Qëroni hudhrat dhe pritini në copa të vogla gjithashtu
Përmes një blenderi, kthejini përbërësit në një pure
Transferojeni më pas purenë në një tenxhere. Shtoni dy litër ujë
Lëreni në nxehtësi mesatare
Pasi të marrë valë, lëreni për 10 minuta në nxehtësi të ulët
Më pas lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës
Kullojeni përbërjen
Lëngun ruajeni në një kavanoz qelqi të pastër kurse pjesën e ngurtë hidheni
Ruajeni në frigorifer

Udhëzime
Pini 50 ml nga kjo përbërje për 3 javë
Pushoni për një javë
Më pas pini 50 ml për 3 javë të tjera
Përsëriteni për 6 muaj për një gjendje optimale të trupit tuaj