🍫 Përfitimet shëndetësore të çokollatës së zezë

Çokollata e zezë është plot lëndë ushqyese që mund të ndikojnë pozitivisht në shëndet. E nxjerrë nga farat e pemës së kakaos, ajo është një nga burimet më të mira të antioksidantëve në planet.

Studime të ndryshme kanë treguar se çokollata e zezë mund të përmirësojë shëndetin dhe të ulë rrezikun për sëmundje të zemrës.

6 përfitime shëndetësore nga çokollata e zezë, të mbështëtura dhe nga shkenca, janë:

  1. Shumë ushqyese

Çokollata e zezë, që ka përmbajtje të lartë kakaoje, është shumë ushqyese. Ajo përmban një sasi të konsiderueshme fibre të tretshme dhe është e mbushur me minerale.

100 gram çokollatë e zezë me 70 – 85% kakao ka në përbërje:

11 gram fibër

58% magnez të masës ditore të rekomanduar

67% hekur të masës ditore të rekomanduar

89% bakër të masës ditore të rekomanduar

98% mangan të masës ditore të rekomanduar

Gjithashtu përmban kalium, fosfor, zink dhe selen. Sigurisht, 100 gram është një sasi e konsiderueshme, dhe nuk duhet konsumuar çdo ditë. Meqe të gjitha këto lëndë ushqyese në 100 gram çokollatë të zezë shoqërohen me 600 kalori, konsumimi i saj duhet të jetë i moderuar.

  1. Burim i fuqishëm antioksidantësh

Çokollata e zezë është e mbushur me përbërje organike që janë biologjikisht aktive dhe funksionojnë si antioksidantë. Këtu përfshihen polifenolët, flavanolët, katekinët etj.

  1. Mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të ulë tensionin e tij

Flavanolët në çokollatën e zezë mund të stimulojnë endoteliumin,veshjen e arterieve, për të prodhuar oksidin nitrik. Një nga fuknksionet e ON është dërgimi i sinjaleve në arterie për t’u relaksuar, gjë që ul rezistencën e qarkullimit të gjakut e kështu redukton tensionin e gjakut.

  1. Mund të reduktojë riskun e sëmundjeve të zemrës

Konsumimi i çokollatës së zezë mund të përmirësojë disa faktorë risku të rëndësishëm të sëmundjeve të zemrës. Përbërësit e çokollatës së zezë veprojnë kundër oksidimit të LDL. Oksidimi i LDL (kolesteroli i keq) ndodh kur ky i fundit ka vepruar me radikalet e lira. Kjo e bën LDL të aftë për të dëmtuar indet, siç është veshja e arterieve të zemrës.

Çokollata e zezë, gjithashtu, mund të reduktojë rezistencën ndaj insulinës, që është një tjetër faktor risku për shumë sëmundje të zemrës dhe diabetin.

  1. Mund ta mbrojë lëkurën nga dielli

Përbërësit bioaktivë në çokollatën e zezë mund të jenë shumë të mirë për lëkurën tuaj. Flavonolët mund ta mbrojnë atë ndaj dëmtimit nga dielli, të përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe të rrisin densitetin dhe hidratimin e lëkurës.

  1. Mund të përmirësojë funksionin e trurit

Një studim me vullnetarë të shëndetshëm tregoi se ngrënia e çokollatës së pasur me kakao dhe flavanolë për 5 ditë përmirëson qarkullimin e gjakut në tru.

Gjithashtu, kakaoja mund të përmirësojë në mënyrë domethënëse, funksionin konjitiv tek të moshuarit me dëmtime mendore.

Për më tepër, kakaoja në çokollatën e zezë përmban substanca stimuluese si kafeina dhe teobromina, që mund të jenë një arsye kyç për përmirësimin e funksionit të trurit në term afatshkurtër.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.