🩸 Përfitimet shëndetësore që mund të marrim nga dhurimi i gjakut

Zemër më të shëndetshme, dhurimi i gjakut përmirëson shëndetin kardiovaskular. Rritja e nivelit të hekurit në gjak rrit mundësitë për sëmundje të zemrës. Dhurimi i rregullt i gjak ndihmon veçanërisht burrat të ulin sasinë e hekurit në gjak. Kjo i ul mundësitë për atak kardiak me 88%.

Rritje e prodhimit të qelizave të reja: Pas dhurimit të gjakut, trupi i dhuruesit fillon të zëvendësojë gjakun e humbur. Qelizat e reja të palcës riaktivizohen brenda 48 orëve që nga momenti i dhurimit, ndërsa qelizat e kuqe të gjakut zëvendësohen për 1 ose 2 muaj.  Pra ky proces e stimulon trupin e njeriut  të prodhojë qeliza të reja, duke e bërë të jetë i shëndetshëm dhe të funksionojë më mirë.

Djeg kalori: Duke dhuruar gjak  mund të humbësh kaloritë e tepërta.  Të dhurosh 450 ml gjak do të thotë të humbasësh 650 kalori.

Rrit ndjenjën e mirëqenies tek të moshuarit: Shumë të moshuar që janë me shëndet të mirë thonë se  dhurimi i gjakut në mënyrë të rregullt i bën ata të ndjehen shumë mirë.

Ul rrezikun për kancer: Dhurimi i gjakut nëkupton uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, mëlçisë dhe fytit.

Kontroll mjekësor falas: Nëse dikush vendos të dhurojë gjak, mund të përfitojë një kontroll të shëndetit pa kosto, pasi gjaku që ai dhuron do t’i nënshtrohet të gjitha analizave përkatëse pa pagesë.

Shpëton jetë: Nëpërmjet dhurimit të gjakut  mund të shpëtosh jetë dhe t’i japësh dikujt tjetër një mundësi të dytë për të jetuar.

U fal gëzim të tjerëve: Përveç personit të cilit i keni shpëtuar jetën, ju gëzoni edhe njerëzit e tij të afërt, të cilët janë të shqetësuar mbi shëndetin e tij. Në këtë mënyrë nga zemërgjerësia juaj do të lumturohen shumë njerëz.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.