Përfitimet shëndetësore nga qershia

Qershia është një frut, i cili përmban pak sheqer dhe kalori – ideale për ata që ndjekin dieta për dobësim.

Studimet thonë se qershitë përmbajnë flavonoidë që kanë veti antioksidante. Ato ndihmojnë edhe në problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti.

Vetitë e tjera të qershive:

Përmbajtja e melatoninës

Qershitë kanë përmbajtje të lartë të melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme.

Luftimi i sëmundjeve të zemrës

Një veti tjetër është edhe dobia që ka për t’i luftuar sëmundjet e zemrës. Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përmbajtjes së sasisë së ulët të sheqerit.

Bishtat e qershive

Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike.