Përfitimet shëndetësore nga konsumi i hurmave

Hurmat janë fruti i palmës së hurmës, e cila është rritur në shumë rajone tropikale të botës. Poashtu janë bërë mjaft të njohura vitet e fundit.

1)Lëndë tejet ushqyese

Përmbajtja kalorike e hurmave është e ngjashme me atë të frutave të tjerë të thata, të tilla si rrush të thatë dhe fiqi.

100 gram hurma janë të barabarta me: 277 kalori, 75 gr karbohidrate, 7 gr fibër, 2 gr proteina, plus kalium, magnez, bakër, mangan, hekur, dhe vitamin B6.

2)E pasur me fibra

Marrja e mjaftueshme e fibrave është e rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ato ndihmojnë në tretjen e ushqimit duke parandaluar kapsllëkun. Poashtu promovon lëvizje të rregullta të zorrëve duke kontribuar në formimin e jashtëqitjes.

3) Luan rolin e antioksidantëve

Hurmat ofrojnë antioksidantë të ndryshëm që kanë një numër përfitimesh shëndetësore.

Antioksidantët mbrojnë qelizat tuaja nga radikalet e lira, të cilat janë molekula të paqëndrueshme që mund të shkaktojnë reaksione të dëmshme në trupin tuaj dhe të çojnë në sëmundje.

Krahasuar me llojet e ngjashme të frutave, siç janë fiku dhe kumbulla e thatë, hurmat duket se kanë përmbajtjen më të lartë antioksiduese.

4) Mund të promovojnë shëndetin e trurit

Ushqimi i hurmave mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionimit të trurit.

Studimet laboratorike kanë zbuluar se hurmat janë të dobishme për uljen e shënuesve inflamatorë, të tilla si interleukin 6 (IL-6), në tru.

Nivele të larta të IL-6 shoqërohen me një rrezik më të lartë të sëmundjeve neurodegjeneruese si Alzheimeri.

5) Mund të stimulojnë lindjen natyrore të shtatzënave

Ushqimi i këtyre frutave gjatë javëve të fundit të shtatëzanisë mund të nxisë dilatimin e qafës së mitrës dhe të ulë nevojën për lindje të detyruar.

Mund të jenë gjithashtu të dobishëm për zvogëlimin e kohës së lindjes.

6) Ëmbëlsues i shkëlqyeshëm natyral

Hurmat janë një burim i fruktozës një lloj sheqerit natyral që gjendet tek frutat.

Për këtë arsye, hurmat janë shumë të ëmbla dhe gjithashtu kanë një shije delikate të ngjashme me karamelin.

7) Përfitimet e tjera të mundshme shëndetësore

Hurmat pretendohet se kanë disa përfitime të tjera shëndetësore, të cilat ende nuk janë studiuar gjerësisht.

-Shëndeti i kockave:

Hurmat përmbajnë disa minerale, duke përfshirë fosfor, kalium, kalcium dhe magnez. Të gjitha këto janë studiuar për potencialin e tyre për të parandaluar kushte të lidhura me kockat si osteoporoza.

-Kontrolli i sheqerit në gjak:

Hurmat kanë potencialin për të ndihmuar me rregullimin e sheqerit në gjak për shkak të indeksit të tyre të ulët të glicemisë, fibrave dhe antioksidantëve.

Kështu,nga ngrënia e tyre mund të përfitojë nga personat diabetikë.

RAPORTO