Nga 1 shkurti fillon zbatimi i ligjit të ri për çmimet e barnave
Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se nga data 1 shkurt do të fillojë zbatimi i ligjit të ri për çmimet e barnave. Ky ligj ka për qëllim të rregullojë dhe të unifikojë çmimet e barnave në të gjithë vendin.
Në një komunikatë për media, MSH ka shprehur vetëdijen se fillimi i zbatimit të këtij ligji nuk do të jetë i lehtë dhe se mund të ketë sfida. Megjithatë, ata kanë theksuar se janë të përkushtuar që ky ndryshim të sjellë përfitime afatgjata për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për pacientët.
“Jemi të vetëdijshëm se fillimi nuk do të jetë i lehtë, do të ketë sfida, por jemi të përkushtuar që ky ndryshim të sjellë përfitime afatgjata për të gjithë, me theks të veçantë për qytetarët tanë,” thuhet në komunikatë.
MSH ka njoftuar gjithashtu se Inspektorati Farmaceutik do të jetë plotësisht i angazhuar për të monitoruar dhe zbatuar këtë reformë legjislative, duke siguruar respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të pacientëve dhe palëve të tjera të përfshira.
“Për të siguruar respektimin e ligjit, si dhe mbrojtjen e interesave të pacientëve, por edhe palëve tjera të përfshira, Inspektorati Farmaceutik do të jetë plotësisht i angazhuar, për të monitoruar dhe zbatuar këtë reformë legjislative,” thuhet më tej.
Nga java e ardhshme, do të fillojnë afatet për deklarimin e çmimeve të produkteve medicinale, përfshirë edhe ato që janë regjistruar për herë të parë. MSH ka ftuar të gjitha palët e interesuara që të bashkëpunojnë në këtë proces, për një treg farmaceutik më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.
Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar njoftimin duke theksuar se do të jetë e angazhuar maksimalisht që zbatimi i këtij ndryshimi legjislativ të jetë sa më i lehtë dhe të tejkalohen sfidat eventuale që mund të hasen gjatë zbatimit.