Ndryshimet e vazhdueshme të klimës të dëmshme për shëndetin

04.08.2020

Thatësira, shirat dhe valët e të nxehtit po ndryshojnë nga java në javë. Ato u krijojnë njerëzve probleme të mëdha shëndetësore. Temperatura të tilla të larta, valë nxehtësie dhe ndryshime ekstreme të temperaturës brenda një kohë të shkurtër përbëjnë gjithnjë e më shumë rrezik për shëndetin Periudhat e gjata dhe intensive të vapës ngarkojnë sistemin […]

Ndryshimet e vazhdueshme të klimës të dëmshme për shëndetin Foto: Ilustrim

Thatësira, shirat dhe valët e të nxehtit po ndryshojnë nga java në javë. Ato u krijojnë njerëzve probleme të mëdha shëndetësore.

Temperatura të tilla të larta, valë nxehtësie dhe ndryshime ekstreme të temperaturës brenda një kohë të shkurtër përbëjnë gjithnjë e më shumë rrezik për shëndetin

Periudhat e gjata dhe intensive të vapës ngarkojnë sistemin kardiovaskular. Sipas studimit valët e të nxehtit, që kanë qenë më të gjata dhe më të nxehta se mesatarisht, kanë si pasojë vdekshmëri më të lartë.

Të prekur veçanërisht janë të moshuarit apo njerëzit, që vuajnë nga sëmundje të caktuara kronike. Ditët me ndryshime të shpejta të temperaturës në krahasim me një ditë më parë, apo luhatjet ekstreme të temperaturës në të njëjtën ditë, janë ngarkesë për shëndetin. Prandaj është e rëndësishme, që të përshtatemi me ndryshimin e klimës, në mënyrë që t’i kemi sa më të reduktuara pasojat e saj për shëndetin.

Aktualisht ka mënyra të ndryshme për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit: Me anë të sistemit të paralajmërimit të nxehtësisë, nëpërmjet mediave dhe aplkikacioneve të motit popullsia mund të përgatitet për periudha më të gjata me ditë të nxehta. E rëndësishme është jo vetëm përshtatja me motin jashtëzakonisht të nxehtë, por edhe në rritjen e ndryshueshmërisë të motit.

Për të përballuar më mirë pasojat shëndetësore të ndryshimeve klimatike, autoritetet këshillojnë ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar, si dhe shumë lëvizje, por jo gjatë periudhave akute të nxehtësisë. Edhe kufizimi i konsumit të alkoolit dhe mospirja e duhanit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut dhe për të përballuar më mirë vapën.

Studimi i ri është pjesë e analizave gjithëpërfshirëse mbi ndikimet e ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut, mjedisin dhe fusha të tjera të veprimtarisë. Studimi është bërë me porosi të qeverisë gjemane.