Mungesa e gjumit dhe ushqyerja – Lidhje e fortë me shtimin në peshë
Një studim i ri ka zbuluar një lidhje të fortë mes mungesës së gjumit, ushqyerjes së keqe dhe asaj të tepërt tek gratë. Studimi është kryer nga universiteti i Kolumbias dhe kishte si qëllim përcaktimin e rolit të gjumit tek shëndeti i grave. Sipas të dhënave të studimit, gratë që nuk bëjnë një gjumë të mirë […]
Një studim i ri ka zbuluar një lidhje të fortë mes mungesës së gjumit, ushqyerjes së keqe dhe asaj të tepërt tek gratë.
Studimi është kryer nga universiteti i Kolumbias dhe kishte si qëllim përcaktimin e rolit të gjumit tek shëndeti i grave.
Sipas të dhënave të studimit, gratë që nuk bëjnë një gjumë të mirë e të qetë ushqehen më keq se të tjerat. Mungesa e gjumit tek gratë, nxit tek ato obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.
Deri më tani besohej se ushqyerja kishte ndikimin më të fortë tek këto sëmundje, por ekspertët thonë se roli i gjumit nuk duhet nënvlerësuar.
Gratë që nuk flenë mirë dhe mjaftueshëm kanë tendencën të hanë më shumë sheqerna të shtuar. Konsumi i lartë i tyre ka lidhje të fortë me obezitetin dhe diabetin.
Gratë të cilat kanë nevojë për shumë kohë që t’i zërë gjumi, janë më të prirura të hanë më shumë kalori dhe të shtojnë më shumë në peshë.
Sa orë gjumë ju nevojiten për shëndetin?
Neurologët thonë se një i rritur ka nevojë për 7-8 orë gjumë.
Sipas tyre, nëse flini më pak apo më shumë, atëherë rrezikoheni seriozisht nga diabeti, sëmundjet e zemrës apo edhe sëmundje të parakohshme.
Këto orë gjumi janë të rëndësishme për kujtesën, për sistemin imunitar, oreksin dhe jetëgjatësinë.
Si të flini më mirë dhe pa ndërprerje gjatë natës
Për të arritur këtë objektiv, njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm dhe i vëmendshëm ndaj disa gjërave, në veçanti ndaj regjimit ushqimor, pijeve dhe orarit të fjetjes dhe zgjimit.
Sa i përket ushqimit, ju duhet të mos jeni as të uritur as të tejngopur përpara gjumit.
Telashet me stomakun nuk do ju lënë të vini gjumë në sy.
Hani 2 orë para orarit të gjumit.
Kafeja dhe alkoli duhen shmangur tërësisht.
Vera mund t’ju përgjumë por falë saj do të zgjoheni disa herë gjatë natës.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është celulari, me të cilin duhet të ndaheni çdo mbrëmje e të bashkoheni në mëngjes.
Njerëzit që zgjohen natën kaplohen nga ankthi dhe stresi sa herë që shohin orën.
Akrepat lëvizin por gjumi nuk vjen.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, është shumë e rëndësishme t’i rezistoni tundimit për të parë orën dhe të fokusoheni tek frymëmarrja.
Përpara se të shtriheni për të fjetur, shkoni në tualet që fshikëza mos t’ju zgjojë natën.
Nëse shtriheni për të fjetur dhe kalojnë 20 minuta, duhet të çoheni e të shkoni në dhomën tjetër.
Lexoni një libër, palosni rroba, bëni diçka tjetër dhe hiqeni mendjen nga gjumi.
Kur të ndiheni të përgjumur, gjë që është e paevitueshme, shkoni menjëherë në shtrat.
E fundit por jo për nga rëndësia, për të përmirësuar cilësinë e gjumit, mund të merrni suplementin melatoninë.
Ky suplement plotëson sasinë e hormonit të gjumit që çlirohet në nivele më të ulëta në organizëm dhe ju mban në gjumë gjatë natës./agroweb/