Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët nga nektari i luleve. Nektari është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndrrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë. Mjalti përmban mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyll i cili e mbron nga lagështia dhe prishja. Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate të klorofilit dhe komplekse të vitaminës B.
23 vetitë e mrekullueshme të mjaltit për shëndetin janë:
1. Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorrëve do të zhduken
2. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend, si dhe forcon trupin fizikisht.
3. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë (jo të nxehtë), ndihmon kundër diarresë.
4. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapsllëkut.
5. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup.
6. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rrahurit të shpejtë të zemrës (takikardia).
7. Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.
8. Kur hahet mjalti, stomaku punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçe për të ndihmuar përpunimin.
9. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastër syrin.
10. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
11. Për dhembjet e eshtrave, ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
12. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjaltë, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.
13. Mjalti largon ngërçin e nervave.
14. Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
15. Personave që janë nervozë, si dhe atyre që s’kanë gjumë, mjalti i ndihmon për t’u qetësuar.
16. Ai që ha mjaltë, nuk ka probleme as me kapsllëkun, as me hemorroidet.
17. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpëlahet fyti disa herë në ditë, era e keqe nga goja do të largohet.
18. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes ‘stalni aigan’ plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet ta lyeni me mjaltë, ndërsa të sëmurit i duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Përmirësimi do të vërehet shpejt.
19. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
20. Mjalti i shëron shumë shpejt plagët e zorrëve dhe të lukthit.
21. Nëse vendet ku ndihen dhembjet e shpinës dhe shpatullave, i lyejmë me mjaltë e mbi të vëmë piper pluhur, të shtypur, dhembjet largohen.
22. Pickimi i bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta t’i kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
23. Fëmijët që urinojnë në shtrat, duhet të hanë mjaltë dhe ky problem do t’u ndërpritet.