Mjalti, ëmbëlsuesi natyral që sfidon sheqerin: Si ndikon në sheqerin në gjak dhe insulinë?

03.03.2025

Mjalti, i njohur si ëmbëlsuesi më natyral dhe i shëndetshëm i natyrës, ka qenë pjesë e dietës njerëzore për mijëra vjet. Por, a është vërtet mjalti një alternativë e shëndetshme për sheqerin, veçanërisht për personat me diabet?

Mjalti: Përbërja dhe vlerat ushqyese

Në thelb, mjalti është një formë sheqeri, gjë që i bën disa njerëz, sidomos ata me diabet, të hezitojnë ta konsumojnë. Megjithatë, mjalti përmban edhe ujë, vitamina, minerale dhe antioksidantë, të cilët ndryshojnë në varësi të llojit të mjaltit.

Ndikimi i mjaltit në sheqerin në gjak dhe insulinë

Studimet e referuara nga AgroWeb.org tregojnë se mjalti ka një ndikim më pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak sesa sheqeri i zakonshëm. 60 minuta pas konsumimit të mjaltit, niveli i sheqerit në gjak ulet më shpejt se pas konsumimit të sheqerit.

  • Për personat me diabet të tipit 1, ndikimi i mjaltit në sheqerin në gjak është dukshëm më i ulët.
  • Përfshirja e mjaltit në dietën e një diabetiku mund të përmirësojë nivelet afatshkurtra të sheqerit në gjak.
  • Megjithatë, konsumimi i njëkohshëm i mjaltit dhe sheqerit mund të rrisë nivelet afatgjata të sheqerit në gjak.

Mjalti me ngjyrë të errët, si ai i gështenjës, është një burim i pasur antioksidantësh, që mbrojnë trupin nga sëmundjet.

Këshilla për konsum të shëndetshëm

  • Nëse vuani nga diabeti, konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përfshini mjaltin në dietë.
  • Mos e teproni me sasinë. Gjysmë luge çaji mjaltë mund të përzihet me kos, kanellë ose çaj.
  • Duhet te kemi parasysh se mjalti megjithese eshte i shendetshem permban sheqer dhe duhet konsumuar me kujdes.