🍯 Mjalti, dobitë për trupin dhe përdorimet

Shumë njerëz ndalojnë ngrënien për të reduktuar peshën e tyre, por kjo është praktikë potencialisht e rrezikshme. Nëse nuk hani ushqim mjaftueshëm, që është mënyra kryesore e marrjes së kalorive, vitaminave, mineraleve dhe fibrave, sistemi juaj imunitar do të dobësohet dhe në qoftë se jeni duke përdorur sheqer artificial ose sheqer diabetik, si aspartame për të humbur peshë, atëherë jeni plotësisht në rrugën e gabuar.Kjo gjë vërtet nuk ju jep kalori, por sjell një varg problemesh të rënda shëndetësore.

Përfitimet e mjaltit janë të njohura në programet për humbje peshe.

Shumë njerëz pyesin: A nuk është mjalti një lloj sheqeri? A nuk sjell ai shtim në peshë? Kaloritë në mjaltë a nuk e përjashtojnë përpjekjen për humbje peshe? Kjo është pyetje me vend, për shkak se mjalti përmban sheqer.

Megjithatë, ndryshe nga sheqeri i rafinuar, mjalti përmban vitamina të dobishme dhe minerale. Ndërsa sheqeri i bardhë (i rafinuar) është konsideruar si burim i “kalorive boshe”, që do të thotë se nuk ka asnjë përfitim ushqyes nga ngrënia e tij, veç kalorive.

Normalisht, vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për metabolizmin e yndyrnave dhe për të hequr kolesterolin e tepërt.

Kështu që, kur hani shumë sheqer, ju keni tendencë për të fituar peshë, jo vetëm për shkak të kalorive, por nga mungesa e vitaminave dhe mineraleve.

Ndërsa mjalti e balancon këtë efekt, sepse ai është burim i mirë i ushqyesve që ndihmojnë njerëzit në përpjekjet e tyre për të humbur peshë.

Mjalti përmban proteina, ujë, energji, fibra, sheqerna dhe vitamina të ndryshme e minerale. Ai përmban minerale si hekuri, natriumi, kaliumi, fosfori, zinku dhe kalciumi. Mjalti është burim i mirë i vitaminave, që përfshijnë acidin folik, niacinën, riboflavinën, Vitaminën C dhe Vitaminën B6.

Për njerëzit që janë mbipeshë, mjalti jo vetëm që zvogëlon rrezikun e çrregullimeve kardiovaskulare, ai gjithashtu nuk rrit peshën e trupit.

Gjetjet kërkimore dëftojnë se konsumimi i mjaltit ndihmon në uljen e kolesterolit, në krahasim me sheqerin.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.