Shëndeti

Mbi 650 mjekë të papunë në Kosovë

Ilustrim

Pavarësisht nevojave të instiucioneve publike shëndetësore që kanë për mjekët kosovarë, ata ende vazhdojnë të jenë papunë.

Mbi 650 mjekë janë të papunë në Republikën e Kosovës, por për këtë thuhet të jetë për shkak të keqmenaxhimit si dhe për shkak të sistemit shëndetësor të dështuar në vend.

Derisa Qendra Klinike Universitare e Kosovës, spitalet rajonale e qendrat e mjekësisë familjare po vazhdojnë të kenë mungesë të stafit mjekësor, mbi 650 mjekë vlerësohet të jenë të papunë në vend.

Nevoja për ta e mospunësimi i tyre po thuhet të jetë si pasojë e keqmenaxhimit, shkruan Zëri.

Në mesin e mjekëve të papunë konsiderohet të jenë edhe mbi 60 specialistë të degëve të ndryshme.

Më së paku mundësi për punësim në vend po u ofrohen mjekëve të përgjithshëm e stomatologëve.

Këta të fundit disa herë kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për t’ua gjetur një zgjidhje sa i përket punësimit.