💊 Kujdes me përdorimin e ibuprofenit! Shton rrezikun për arrest kardiak

Ilaçet e zakonshme për lehtësimin e dhimbjeve, si ibuprofeni, rrisin rrezikun për arrest kardiak me një të tretën, paralajmërojnë ekspertët.

Këto ilaçe, sipas ekspertëve, duhet të shiten vetëm me recetën e mjekut.

Të gjithë ilaçet anti-inflamatore jo-streroidale rrisin rrezikun e arrestit kardiak me 31%, ndërsa ibuprofeni, që është edhe një ndër ilaçet më të përdorshëm nga ky grup, rrit rrezikun me 50%.

Profesori Gunnar Gislason, kardiolog tek Spitali Universitar Gentofte në Kopenhagën, thotë se njerëzit duhet ta marrin këtë ilaç vetëm kur është shumë e nevojshme dhe me rekomandimin e mjekut.

“Diklofenak dhe ibuprofeni, të dyja këto ilaçe shumë të përdorura, rrisin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për arrest kardiak”, thotë prof. Gislason.

Gjatë studimit, hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e të gjithë pacientëve të cilët kishin pësuar arrest kardiak mes viteve 2001-2010 në Danimarkë.

Personi që pëson arrest kardiak mund të humb ndjenjat pasi ndalohen rrahjet e zemrës.

Ai ndryshon nga ataku në zemër, ku bllokimi apo mpiksja e gjakut, ndalon gjakun e oksigjenuar të shkojë në zemër, duke prekur kështu muskujt e zemrës.

Hulumtuesit shkencorë kontrolluan gjithashtu të gjitha recetat e dhëna për ilaçet anti-inflamatore në farmaci që nga viti 1995.

Këtu u përfshinë ilaçe si diklofenaku, naprokseni, ibuprofeni etj.

Rezultatet e studimit treguan se ilaçet anti-inflamatore për lehtësimin e dhimbjeve rritnin rrezikun me 31% për arrest kardiak. Ibuprofeni, më i përdoruri nga këto ilaçe, rrit rrezikun me 51%, ndërsa diklofenaku, ilaçi i dytë më i përdorur, rrit rrezikun me 31%.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.