Kosi, pija që ua shpëton jetën

15.02.2020

Kosi është ushqimi i përsosur pasi është i pasur me kalcium dhe baktere të mira që e bëjnë dietën të ekuilibruar, forcojnë kockat, por janë edhe të mira në luftimin e depresionit. Lactobacillus rhamnosus ul në mënyrë drastike simptomat e stresit, ankthit dhe çrregullimeve të lidhura me depresionin. Për më tepër, ky produkt qumësht ndikon […]

Kosi, pija që ua shpëton jetën Foto: Ilustrim

Kosi është ushqimi i përsosur pasi është i pasur me kalcium dhe baktere të mira që e bëjnë dietën të ekuilibruar, forcojnë kockat, por janë edhe të mira në luftimin e depresionit.

Lactobacillus rhamnosus ul në mënyrë drastike simptomat e stresit, ankthit dhe çrregullimeve të lidhura me depresionin.

Për më tepër, ky produkt qumësht ndikon në imunitetin, shëndetin e zemrës dhe dhëmbëve.

Konsumimi i kosit rregullisht zvogëlon rrezikun e presionit të lartë të gjakut, një vrasës zakonisht i heshtur, sipas një studimi nga Universiteti Amerikan Tafts në Boston, i cili është kryer në 2.000 njerëz.

Shkencëtarët kanë zbuluar që vetëm një filxhan kos në ditë gjatë një periudhe tre-ditore zvogëlon rrezikun e hipertensionit me 31 për qind.

Gjithashtu, vlerësohet se nëse vetëm dy për qind e konsumit ditor të kalorive do të vinte nga kosi, rreziku i presionit të lartë të gjakut do të ishte më i ulët.