Konsumoni këto tre ushqime çdo ditë nëse doni të forconi maksimalisht imunitetin tuaj

03.03.2021

Gjithçka që është e nevojshme për ndërtimin e imunitetit të fortë gjendet në këto ushqime. Ekzistojnë lloje “të panumërta” të baktereve në sistemin tonë të tretjes, dhe nutricionistët thonë se duhet t’u kushtoni vëmendje të veçantë ushqimeve që i përshtaten njërit prej tyre, dhe ky është bakteri akkermansia muciniphila. Ky bakter është shumë i rëndësishëm […]

Konsumoni këto tre ushqime çdo ditë nëse doni të forconi maksimalisht imunitetin tuaj

Gjithçka që është e nevojshme për ndërtimin e imunitetit të fortë gjendet në këto ushqime.

Ekzistojnë lloje “të panumërta” të baktereve në sistemin tonë të tretjes, dhe nutricionistët thonë se duhet t’u kushtoni vëmendje të veçantë ushqimeve që i përshtaten njërit prej tyre, dhe ky është bakteri akkermansia muciniphila.

Ky bakter është shumë i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të të gjithë organizmit, veçanërisht të shëndetit të mukozës, e cila është një pengesë midis sistemit tonë të tretjes dhe pjesës tjetër të organizmit. Kur mukoza është e shëndetshme, nuk ka rrezik nga bakteret dhe grimcat e patretura të ushqimit dhe nga arritja e tyre në gjak.

“Tre artikuj të cilët janë kryesorë për zhvillim të shëndetshëm të këtyre baktereve janë çaji i gjelbër, shega dhe belushi”, zbuloi Dr. Mark Hyman. “Secili nga këta artikuj është i pasur me fitokimikate, përmbajnë tanin, flavonole, antocianinë, të cilat kanë veprim të shkëlqyeshëm antioksidues.

Shega gjithashtu përmban fibra probiotike, ndërsa çaji jeshil dhe boronicat përmbajnë antioksidantë”. Antioksidantët janë molekula të cilat gjenden në trupin tonë dhe janë linja e parë e mbrojtjes së organizmit, ndërsa kanë rol kryesor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.

Propozimi i mjekut është që për kafjall të hani qull tërshëre me shtesa belushi dhe shege dhe bashkë me të të pini një filxhan çaj jeshil. Në këtë mënyrë turpit do t’i siguroni të gjitha materiet e domosdoshme për forcim të sistemit të imunitetit./telegrafi/