Konsumimi i sheqerit lidhet me zhvillimin e sëmundjeve mendore

05.02.2021

Nuk është sekret që sheqeri mund të jetë i dëmshëm për trupin dhe të gjithë organzimin. Ushqimet spo pijet me shumë sheqer ju shtojnë në peshë, ndikojnë në rritjen e sheqerit në gjak duke nxitur diabetin e një sërë sëmundjesh të tjera. Sipas të dhënave botërore konsumimi i sheqerit është rritur me 25% nga viti […]

Konsumimi i sheqerit lidhet me zhvillimin e sëmundjeve mendore Foto: Ilustrim

Nuk është sekret që sheqeri mund të jetë i dëmshëm për trupin dhe të gjithë organzimin.

Ushqimet spo pijet me shumë sheqer ju shtojnë në peshë, ndikojnë në rritjen e sheqerit në gjak duke nxitur diabetin e një sërë sëmundjesh të tjera.

Sipas të dhënave botërore konsumimi i sheqerit është rritur me 25% nga viti 1970 në vitet 2000.

Kjo rritje vjen për shkak të prodhimit të më shumë ushqimeve të konservuara apo të gatëshme nga industria ushqimore ndër vite.

Përtej të gjithë sëmundjeve dhe efekteve anësore të njohura tashmë të sheqerit ekspertët flasin edh epër një ndikim të ri negative në organizëm.

Ndikimi i sheqerit në tru

Është pikërisht ndikimi që ky përbërës thuajse i përditshëm ka në tru.

Ekspertët së fundëmi e lidhin konsumon e shpeshtë të sheqerit me shfaqjen e smëundjeve mendore si bipolariteti, sindroma manie, hiperaktiviteti apo agresiviteti i shtuar.

Studimi mbi këtë çështje tregon se fruktoza e cila ndodhet tek sheqeri shkak të tru një ndjesi të gnjashme me atë të urisë.

Kështu njerëzit kanë tendencën të jenë më impulsivë, agresivë si një përgjithë për të siguruar mbijetesën.

Këto sjellje mun dtë çojnë në një sërë çrregullimesh bipolare apo probleme të hiperaktivitetit ADHD.

Studiuesit argumentojnë se përpjekja për të konsumuar më shumë sheqer është një çështje mbijetese për trurin për të marrë energji e cila mund të kthehet lehtë në një mbingarkese.

Kjo përgjigje e trurit mund të kontribuojë në çrregullimet e lartpërmendura, si dhe në disa lloje depresioni .

Sheqeri mund të jetë një nga kontribuesit kryesorë në sjelljet agresive të njerëzve në baz ëtë këtij studimi.

Disa nga p ushqimet e përditëshme që konsumoni mund të jenë të mbushura me sheqerna dhe ju nuk e kuptoni.

Këtu futen pijet e konservuara të frutave, salcat e ndryshme, cokollatat e gatshme të tërshërës apo kafet e gatëshme dhe çaji i ftohtë.

Jini gjithnjë vigjilentë e lexoni etiketat e ushqimeve që konsumoni për të zgjedhur gjithnjë ato më natyralet.

Në këtë mënyrë do të mabni një listë të gjatë smëundjesh larg trupit tuaj.