Konfirmohet rasti i parë i Mpox – lia e majmunit në Kosovë

para 17 dite

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në vend është konfirmuar një rast i infeksionit me virusin Mpox, i njohur ndryshe si lia e majmunëve.

Konfirmohet rasti i parë i Mpox – lia e majmunit në Kosovë

Sipas një komunikate për media, rasti është ai i një burri 30-vjeçar, shtetas i Kosovës, i cili u shtrua në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) më 24 dhjetor. Pacienti ishte kthyer kohët e fundit nga një vend në Afrikë Perëndimore dhe shfaqte simptoma të tilla si temperaturë, ethe, dhe erupcione të lëkurës në fytyrë dhe duar.

“Pacienti është aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka ndërmarrë menjëherë masat e duhura epidemiologjike, duke gjurmuar të gjitha kontaktet e personit të infektuar dhe duke u dhënë udhëzime për parandalimin e përhapjes së virusit.

“IKSHPK i bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, por të jenë të vigjilentë. Shumica e rasteve të Mpox shkaktojnë simptoma të lehta deri në mesatare që zgjasin disa javë dhe shërohen plotësisht”, theksohet në komunikatë.

Etiketat

Ofertat e fundit