Ju mundon lemza? Shtypni këto dy pika dhe do të zhduket në çast

09.09.2023

Pos që mund të jetë e dhembshme, lemza është e mërzitshme, por te disa njerëz mund të shkaktojë pështjellje dhe vjellje. Lemza është normale. Shkaktohet nga një kontraktim i papritur dhe i pavullnetshëm i diafragmës. Kjo u ndodh pothuajse të gjithëve. Megjithatë, është shumë e bezdisshme sa herë që ju kap. Nëse lemza nuk ulet […]

Ju mundon lemza? Shtypni këto dy pika dhe do të zhduket në çast Foto: Ilustrim

Pos që mund të jetë e dhembshme, lemza është e mërzitshme, por te disa njerëz mund të shkaktojë pështjellje dhe vjellje.

Lemza është normale. Shkaktohet nga një kontraktim i papritur dhe i pavullnetshëm i diafragmës. Kjo u ndodh pothuajse të gjithëve. Megjithatë, është shumë e bezdisshme sa herë që ju kap.

Nëse lemza nuk ulet shpejt, ato mund të bëhet e pakëndshme dhe madje të sikletshme. Ndonjëherë sa më i vendosur të jesh për ta hequr qafe, aq më shumë hasni në rezistencë.

Këto janë dy metodat të cilat ju ndihmojnë që shumë shpejt të liroheni nga lemza, transmeton Telegrafi.

Pika në fytyrë

Vëreni gishtin në zonën midis majës së buzës suaj dhe hundës.

Shtypeni fortë dhe shtyjeni në drejtim të dhëmbëve.

Mbajeni rreth 30 sekonda, pastaj hiqeni gishti.