Mushkëritë janë të ekspozuar gjatë gjithë kohës nga ndotësit e ajrit, prandaj duhet të kujdesemi për to për të larguar toksinat dhe për t’i pastruar që të funksionojë normalisht.

Nenexhiku është shumë i mirë për pastrimin e mushkërive. Më poshtë do t’ju tregojmë një recetë si të largoni toksinat e dëmshme nga mushkëritë.

Përbërësit:

  • Nenexhik (mendër) të thatë
  • Ujë
  • Mjaltë

Përgatitja:

Thërrmojeni nenexhikun dhe hidhni lugë çaji nga ai në një filxhan me ujë të ngrohtë. Lëreni të shkrihet për 5-10 minuta. Pasi të ftohet pak, shtoni mjaltin.