Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë.

Rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

“Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë i IKSHP’së:

Qytetarë të nderuar!
Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër!